Përshkrimi
Në këtë pozicion do të jeni përgjegjës për shpërndarjen dhe shitjen e produkteve tona tek klientët tanë ekzistues si dhe gjetjen e klientëve të rinj në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth saj.
Përgjegjësitë:
- Dërgesa e produkteve te klienti
- Promovimi i linjës së produkteve te klientët
- Menaxhim i marëdhënies me klientin
- Mbledhja e Llogarive të Arkëtueshme (pagesave të pa likujduara nga klientët)
- Rritja e volumit të shitjeve në të gjitha kategoritë e produkteve
- Zgjerimi i klientelës me minimalisht një klient në muaj
- Të shërbejë si urë lidhëse midis kërkesave të klientit dhe menaxhimit dhe anasjelltas
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme si agjent shitjesh
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit profesional dhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët
- Aftësi në analizimin e tregut dhe vlerësimin e potencialeve të reja të shitjes
- Leje drejtimi i kategorisë B
Për të aplikuar, plotësoni formularin më poshtë:
Agjent shitjesh me kohë të plotë - Durrës
Na vizitoni!
Orari
E Hënë - E Shtunë
07:00 - 19:00
E Diel
07:00 - 16:00