since 1995

ANTIGUA

caffè

WE’RE HIRING – BARISTA

Dëshironi të bëheni heroi/heroina që kafeinon njerëzimin në mënyrën më cilësore të mundshme? Me kafe Specialty që shpalosin potencialin e plotë të origjinës ku janë rritur dhe trajnimin tonë, ti mundesh! Apliko duke plotësuar formularin në faqen tonë web dhe bashkoju misionit tonë për të revolucionarizuar perceptimin e pijes që dashurojmë të gjithë.

Rreth Nesh

Qëllimi ynë është të nxjerrim në pah shijet dhe aromat karakteristike të çdo origjine dhe varieteti që ne përdorim në mishelat tona. Me një eskperience prej më shumë se 20 vitesh në treg kemi krijuar një infrastrukturë që siguron krijimin e profileve te pjekjes që sfidojnë shqisat tuaja të përjetojnë ekperienca të reja.

Dëshironi të bëheni pjesë e skuadrës Antigua?

Pozicionet e lira

Barist/e me kohë të plotë – Tiranë
Brunch Chef me kohë të plotë
Barist/e me kohë të plotë – Durrës

Dyqanet tona

Antigua Durrës – Dyqani/kafene ikonik që prej mbi 20 vitesh shërben kafe turke të bluar në çast por jo vetëm. Një hibrid i kafesë turke të çastit dhe një Kafeneje Specialty ku trajtohen origjina dhe metoda të ndryshme të kafes ekspres si dhe asaj filtër.
Antigua Tiranë – Lokacioni ynë i ri: një kafene Specialty ku do të shërbehet brunch dhe kafe e sapo bluar.

Fabrika e pjekjes

Pjekja ka qenë pikënisja jonë që në fillimet tona dhe me krenari mund të themi se ruajmë të njëjtën vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve. Zona e pjekjes është këndi ynë i lojrave. Është vendi ku ne kënaqemi duke eksperimentuar me metodat e ndryshme të pjekjes për të arritur atë që quhet “pika kulminante”- pika ku nuancat e shijes arrijnë kulmin e tyre.

Antigua Caffe

0
  • You cannot add "Chemex 3 Cups" to the cart because the product is out of stock.
0
Your Cart
Your cart is empty
    Calculate Shipping