HOMEBREWING MASTERCLASS
with Sam Lunn

22 • 02 • 2024 | 6.00 PM @ Antigua

Së bashku me ekspertin e kafes Sam Lunn ju ftojmë të zhyteni në një ekperiencë interaktive ku takohen arti dhe shkenca e bërjes së kafes.

Qofshi një fillestar që nuk di ku t’ja nisë ose një entuziast që do të rafinojë teknikat e tij, ky event është për të gjithë ata që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre të përgatitjes së kafes në shtëpi.

Kostoja e eventit është ALL 2,000 për person dhe vendet janë të limituara!

WE’RE HIRING – BARISTA

Dëshironi të bëheni heroi/heroina që kafeinon njerëzimin në mënyrën më cilësore të mundshme? Me kafe Specialty që shpalosin potencialin e plotë të origjinës ku janë rritur dhe trajnimin tonë, ti mundesh! Apliko duke plotësuar formularin në faqen tonë web dhe bashkoju misionit tonë për të revolucionarizuar perceptimin e pijes që dashurojmë të gjithë.

Rreth Nesh

Qëllimi ynë është të nxjerrim në pah shijet dhe aromat karakteristike të çdo origjine dhe varieteti që ne përdorim në mishelat tona. Me një eskperience prej më shumë se 20 vitesh në treg kemi krijuar një infrastrukturë që siguron krijimin e profileve te pjekjes që sfidojnë shqisat tuaja të përjetojnë ekperienca të reja.

Dëshironi të bëheni pjesë e skuadrës Antigua?

Pozicionet e lira

Barist/e me kohë të plotë – Tiranë
Brunch Chef me kohë të plotë
Barist/e me kohë të plotë – Durrës

Dyqanet tona

Antigua Durrës – Dyqani/kafene ikonik që prej mbi 20 vitesh shërben kafe turke të bluar në çast por jo vetëm. Një hibrid i kafesë turke të çastit dhe një Kafeneje Specialty ku trajtohen origjina dhe metoda të ndryshme të kafes ekspres si dhe asaj filtër.
Antigua Tiranë – Lokacioni ynë i ri: një kafene Specialty ku do të shërbehet brunch dhe kafe e sapo bluar.

Fabrika e pjekjes

Pjekja ka qenë pikënisja jonë që në fillimet tona dhe me krenari mund të themi se ruajmë të njëjtën vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve. Zona e pjekjes është këndi ynë i lojrave. Është vendi ku ne kënaqemi duke eksperimentuar me metodat e ndryshme të pjekjes për të arritur atë që quhet “pika kulminante”- pika ku nuancat e shijes arrijnë kulmin e tyre.

Antigua Caffe

1
  • Item added to cart
1
Your Cart
3,500L
    Calculate Shipping
    Shipping to:Tirana