Përshkrimi
Ky rol do të përfshijë përgatitjen e ushqimeve që do të shërbehen gjatë ditës tek ne sipas standardeve tona të cilësisë e sigurisë. Ushqimet do të konsistojnë kryesisht në mëngjes dhe brunch (avocado toast, pancakes, french toast, sanduiçë të ndryshëm etj.) si dhe kekë e ëmbëlsira që do të jenë të afishuara në ekspozitorët tanë. Skena e ushqimit në Tiranë është më dinamike se kurrë më parë dhe ne po kërkojmë t’i shtyjmë edhe më tej limitet e “të veçantës”. Eksperienca në kuzhinë është patjetër një bonus, por kriteri kryesor është pasioni për ushqim të mirë.
Kandidati ideal ka një qasje shumë kreative ndaj ushqimit, mendon jashtë kornizave dhe nuk pranon asgjë nën pjatën perfekte.