WE’RE HIRING – BARISTA
Dëshironi të bëheni heroi/heroina që kafeinon njerëzimin në mënyrën më cilësore të mundshme? Me kafe Specialty që shpalosin potencialin e plotë të origjinës ku janë rritur dhe trajnimin tonë, ti mundesh! Apliko duke plotësuar formularin në faqen tonë web dhe bashkoju misionit tonë për të revolucionarizuar perceptimin e pijes që dashurojmë të gjithë.
Rreth Nesh
Dëshironi të bëheni pjesë e skuadrës Antigua?
Pozicionet e lira
Barist/e me kohë të plotë – Tiranë
Barist/e me kohë të plotë – Durrës
Brunch Chef me kohë të plotë
Agjent shitjesh me kohë të plotë – Tiranë
Agjent shitjesh me kohë të plotë – Durrës
Dyqanet tona
Antigua Durrës – Dyqani/kafene ikonik që prej mbi 20 vitesh shërben kafe turke të bluar në çast por jo vetëm. Një hibrid i kafesë turke të çastit dhe një Kafeneje Specialty ku trajtohen origjina dhe metoda të ndryshme të kafes ekspres si dhe asaj filtër.
Antigua Tiranë – Lokacioni ynë i ri: një kafene Specialty ku do të shërbehet brunch dhe kafe e sapo bluar.
Fabrika e pjekjes
Pjekja ka qenë pikënisja jonë që në fillimet tona dhe me krenari mund të themi se ruajmë të njëjtën vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve. Zona e pjekjes është këndi ynë i lojrave. Është vendi ku ne kënaqemi duke eksperimentuar me metodat e ndryshme të pjekjes për të arritur atë që quhet “pika kulminante”- pika ku nuancat e shijes arrijnë kulmin e tyre.